Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

U thirr nga Serbia, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

U thirr nga Serbia, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

08:23, 07/02/2024
A+ Aa A-

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet ditën e sotme në orën 21:00.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Ende nuk dihet nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun.

Serbia i ka dorëzuar dje një kërkesë misionit të Guajanës për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë.

Serbia pretendon se gjendja aktuale në territorin e Kosovës është në “kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco