Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të RMV-së

Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të RMV-së

16:57, 25/01/2024
A+ Aa A-

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, njofton se kryetari Talat Xhaferi e ka dorëzuar dorëheqjen, në pajtim me ligjin për Qeveri teknike.

‘Ju njoftojmë se sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi dorëheqje në funksion në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit’.

‘Njëherazi, njoftojmë se e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar më 26 janar 2024’, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, sot më herët edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje pasi të dielën duhet të votohet qeveria e re, e cila do të ketë mandat 100 ditor. Kryeministër i kësaj Qeverie do të jetë Talat Xhaferi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco