Vrasja e dy mafiozëve grekë, ‘xhaxha Xhoni’ dhe ‘Rambo’, 5 të ndaluar, mes tyre 1 shqiptar

Vrasja e dy mafiozëve grekë, ‘xhaxha Xhoni’ dhe ‘Rambo’, 5 të ndaluar, mes tyre 1 shqiptar

10:46, 18/01/2024
A+ Aa A-

Mes personave të ndaluar nga policia greke në lidhje me ekzekutimin mafioz të dy personazheve të botës së krimit, Janis Skafturos Dhe Vasilis Rubetis, është dhe një shqiptar.

Policia e greke krehu disa kontrolle, ku u arrestuan dy gjeorgjianë dhe tre të tjerëve iu bastisën shtëpitë.

Aktualisht ndodhen në drejtorinë e policisë se Atikes dhe po merren ende në pyetje. Nuk dihet nëse do të arrestohen apo do të lirohen. Mes tyre është një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Mësohet se janë lëshuar disa urdhër arreste dhe u përkasin personave që kanë marre pjesë në ekzekutimin e Janis Skafturos, i njohur si ‘Xhaxha Xhoni’ dhe të Vasilis Rubetis, i njohur si ‘Rambo’ dhe kunatit të Rubetit, Njonjos.

Mediat greke raportojnë se disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi mendohet se janë larguar jashtë vendit.

Policia tha se ndalimet e sotme nuk kanë lidhje me ekzekutimin pak ditë më parë të një tjetër eksponenti të mafias greke, Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekutua me 97 plumba në një pikë karburanti pronë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco