Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Votuesit fantazmë, presionet, blerjen e votave, Parlamenti Evropian sot debaton për zgjedhjet në Serbi

Votuesit fantazmë, presionet, blerjen e votave, Parlamenti Evropian sot debaton për zgjedhjet në Serbi

08:42, 17/01/2024
A+ Aa A-

Përkundër thirrjeve të autoriteteve serbe përmes grupeve të ngushta politike në Parlamentin Evropian, eurodeputetët do të vazhdojnë të diskutojnë për zgjedhjet në Serbi dhe për të gjitha parregullsitë që vëzhguesit e huaj i kanë vërejtur në atë kohë.

Ata do të flasin për votuesit fantazmë, presionet, blerjen e votave dhe mënyrën se si presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, “udhëtoi” në këtë garë zgjedhore për SNS. E gjithë kjo, sipas analistit të politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, është një shenjë shumë e mirë për opozitën në Serbi, e cila kërkon me këmbëngulje përsëritjen e zgjedhjeve për shkak të vjedhjes zgjedhore.

Në momentet e fundit, në rendin e ditës të seancës së Parlamentit Evropian është diskutuar për mënyrën se si janë zhvilluar zgjedhjet në Serbi, të cilën vëzhguesit e huaj thanë se nuk e kishin parë kurrë më parë.

Raportuesi i PE-së për Serbinë, Vladimir Bilçik, nga grupi i populistëve evropianë, u përpoq të parandalonte që kjo pikë të përfshihej në rendin e ditës. Është grupimi politik më i shumtë në Parlamentin Evropian, anëtar i të cilit është Partia Progresive Serbe.

Me këtë rast, Andreas Scheeder, kryetar i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në PE vlerësoi gjithashtu se kryeministrja Ana Brnabiq dhe presidenti Aleksandar Vuçiq bënë një gabim të madh duke filluar të sulmojnë vëzhguesit nga BE-ja.

“Ato bastisje treguan vetëm një gjë – se akuzat dhe pyetjet dolën të sakta, sepse kishte parregullsi,” tha Scheeder.

Parlamenti Evropian nuk do të bëjë asnjë përfundim sot, sërish me kërkesë të Vladimir Bilçikut. Vlerësimi përfundimtar për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor do të bëhet pas prezantimit të raportit të ODIHR-it, i cili pritet në shkurt.

Pavarësisht kësaj, kjo seancë e PE nuk është e kotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco