‘SHBA po vepron njëlloj si kur armatosi UÇK-në’, Daçiç: Nëse do i sulmonim, 1 milion sisteme Javelin nuk do e ndihmonin dot Kosovën

‘SHBA po vepron njëlloj si kur armatosi UÇK-në’, Daçiç: Nëse do i sulmonim, 1 milion sisteme Javelin nuk do e ndihmonin dot Kosovën

12:59, 15/01/2024
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme në mandat teknik dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, ka komentuar lajmin se Kosova pritet të furnizohet me sistemet antitank Javelin.

Ndonëse e ka pranuar se “Serbia nuk ka forcë ta ndalë një gjë të tillë”, ai ka theksuar se “Serbia nuk ka ndërmend të bëjë luftë, por nëse Beogradi do ta synonte një gjë të tillë, Kosovën nuk do të mund ta ndihmonin as një milion ‘Javelin’”.

Deklarata e tij për mediat serbe ka ardhur si koment ndaj njoftimit të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se SHBA do t’i dorëzojë Kosovës sistemet antitank Javelin.

“Bëhet fjalë për një partneritet strategjik afatgjatë për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës. Gjithçka që ka ndodhur që nga viti 1999 duhet të merret parasysh. Epo, e njëjta Amerikë, por edhe të tjerat e armatosën UÇK-në. Dhe tani po bëjnë të njëjtën gjë”, citohet të ketë thënë Daçiç.

 

Ai shtoi se armatosja e Kosovës është e qartë që synon forcimin e pavarësisë së Kosovës përmes forcimit të strukturave të saj të sigurisë.

Megjithatë ai ka shtuar se vendi i tij nuk mund të kundërshtojë një gjë të tillë, pasi kjo do të binte në kundërshtim me Rezolutën 1244.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco