Kurti e Vuçiç sot në Davos, Stano: S`ka takim trepalësh me Lajçak

Kurti e Vuçiç sot në Davos, Stano: S`ka takim trepalësh me Lajçak

11:32, 15/01/2024
A+ Aa A-

“Rindërtimi i besimit” është tema e Forumit Ekonomik Botëror që nis sot në Davos të Zvicrës me pjesëmarrjen e liderëve botërore dhe elitave të biznesit, e zgjat deri në 19 janar.

Takimi i 54-të vjetor i këtij Forumi synon të ofrojë një hapësirë vendimtare për t’u fokusuar në parimet themelore që nxisin besimin, duke përfshirë transparencën, qëndrueshmërinë dhe llogaridhënien. Megjithatë, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të cilët gjithashtu marrin pjesë në punimet e tij, besimi tek pala tjetër është ende vështirë të arrihet.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të zhvillojë takime të ndara me secilin prej tyre. Vetë zëdhënësi i BE-së, Peter Sano, e konfirmoi se nuk pritet të ketë një takim trepalësh. Pavarësisht kësaj, pjesëmarrja e palëve në këtë forum të rëndësishëm shihet si mundësi e mirë për t`u shfrytëzuar nga ndërmjetësi i BE-së me qëllim uljen e palëve sërish në tryezën e bisedimeve, edhe pse pritshmëri për ndonjë marrëveshje të mundshme, nuk ka.

Takimi vjetor i Davosit do të mbledhë krerët e mbi 100 qeverive, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco