SHBA raketa 'Javelin' Kosovës, Vuçiç: Serbia do të armatoset për të parandaluar agresorët

SHBA raketa 'Javelin' Kosovës, Vuçiç: Serbia do të armatoset për të parandaluar agresorët

15:04, 13/01/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të shtunën ka mbajtur një konferencë për media lidhur me kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitanks ‘Javelin’, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, SHBA-të po fuqizojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

‘Këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj të cilët do të jenë si mendërisht ashtu edhe fizikisht tepër të gatshëm.

Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata do të formojnë forca jashtëzakonisht të forta’, u shpreh Vuçiç në një deklaratë për media nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Beograd.

Ai tha se Serbia do të armatoset për të ‘parandaluar çfarëdo agresori’.

‘Kemi 186 milionë euro në dispozicion dhe do t’i shpenzojmë menjëherë në blerjen e tetë mjeteve ‘Nore’ dhe do t’i blejmë menjëherë’, ka thënë Vuçiçi. Ai ka akuzuar Kosovën se ka qëllim t’i eliminojë serbët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco