E rëndë në Greqi, nëna dhunon për vdekje foshnjën 6 muajshe

E rëndë në Greqi, nëna dhunon për vdekje foshnjën 6 muajshe

15:51, 09/01/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dyshohet se nëna ka dhunuar për vdekje foshnjë e saj vetëm 6-muajshe. Ngjarja ka ndodhur rreth sot orës 13:50 në Makrochori, Imathia.

Sipas ‘Protothema.gr’, gjyshërit e foshnjës janë paraqitur në spital me foshnjën 6-muajshe, pasi e kishin gjetur në shtëpi të dhunuar nga e ëma. Mësohet se nëna e foshnjës kishte probleme të theksuara psikologjike dhe se vuan nga depresioni, ndërsa i ati nuk ka qenë prezent në momentin tragjik.

Autoritetet greke janë duke hetuar nëse vdekja e foshnjës ka ardhur nga mbytja apo nga rrahjet, pasi nuk ka shenja të dukshme. Gjithashtu nuk është përjashtuar edhe versioni që nëna mund ta ketë hedhur fëmijën nga ballkoni.

Gruaja  37 vjeçe, banuese në Makrohori dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë të mitur është arrestuar dhe po mbahet në Komisariatin e Imathisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco