Vuçiç del kundër të gjithë atyre që thanë se në Serbi pati parregullsi në zgjedhje, sulmon opozitën e ndërkombëtarët

Vuçiç del kundër të gjithë atyre që thanë se në Serbi pati parregullsi në zgjedhje, sulmon opozitën e ndërkombëtarët

09:15, 28/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk i frikësohet opozitës dhe protestave të saj, si dhe “raportet e shpikura dhe të dakorduara nga vëzhguesit e zgjedhjeve, të cilët pretendojnë se ka pasur parregullsi të mëdha”, transmeton Beta.

“Ata nuk do të shpëtojnë, nuk do t’i lëmë të vjedhin vullnetin e popullit. Vox populi, vox dei, ose zëri i popullit është zëri i Zotit” – theksoi Vuçiç.

Ai tha se Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) do të bëjë punën e tij dhe do të shpallë rezultatet përfundimtare.

 “Gjatë janarit do të konstituojmë Kuvendin dhe kaq. Nuk ka asgjë të diskutueshme, as ndonjë filozofi të madhe” – tha Vuçiç.

Qytetarët protestojnë çdo ditë me thirrjen e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” që nga 18 dhjetori, me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve, për shkak të akuzave për vjedhje të zgjedhjeve nga Partia Progresive Serbe (SNS). Ajo parti dhe lidershipi shtetëror i mohojnë këto akuza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco