Sherr me grushte dhe gërshërë në gjoks, 18-vjeçari në Greqi vret vëllain e vogël

Sherr me grushte dhe gërshërë në gjoks, 18-vjeçari në Greqi vret vëllain e vogël

14:08, 27/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 18-vjeçar vrau me gërshërë vëllain e tij.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, konflikti nisi për disa rroba mbrëmjen e së martës, që përfundoi më pas në tragjedi.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 19.30 të pasdites ndërsa autori 18-vjeçar, viktima 16-vjeçare, nëna e dy vëllezërve, gjyshja dhe vajza ndodheshin në shtëpi në rrugën Stadiou në Nea Smyrni të autorit.

Fëmijët nisën fillimisht të debatonin ashpër për rrobat. Të dy nëna dhe gjyshja u përpoqën t’i ndanin por gjërat dolën jashtë kontrollit dhe dy të rinjtë u gjendën në dysheme duke u goditur me grushte dhe shkelma.

Sherri është përshkallëzuar dhe më pas 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë nga dhoma e gjumit dhe ka nisur të ndjekë vëllanë e tij të vogël, i cili në tentativë për t’u arratisur ka tentuar të fshihet në dhomën e ndenjes duke mbyllur derën ndarëse pas tij. Në fund nuk ia doli. 18-vjeçari ka hapur derën e dhomës së ndenjes, ka sulmuar vëllain e tij me gërshërë në gjoks, duke e plagosur për vdekje.

Tragjedia është zbardhur pak para orës 21.00 të natës pas një telefonate të fqinjëve që kanë dëgjuar përleshjen. Oficerët e veprimit të menjëhershëm shkuan në shtëpi dhe gjetën 16-vjeçarin në dyshemenë e kuzhinës në një pellg gjaku.

Në të njëjtën kohë, në dhomën e gjumit janë gjetur edhe gërshërët me të cilat është kryer vrasja. Siç rezultoi nga dëshmitë e banorëve të zonës, nuk ishte hera e parë që dy vëllezërit debatonin dhe në të kaluarën kishin pasur zënka të ashpra.

Sipas dëshmive, kjo nuk ishte hera e parë që dy vëllezërit arrinin ekstreme gjatë një sherri. Verën e kaluar, gjatë një mosmarrëveshjeje përsëri për rrobat, ata ishin përleshur në banesën e tyre.

Në atë kohë, viktima 16-vjeçar kishte rrahur me dorezë hekuri vëllanë e tij të madh, ndërsa 18-vjeçari kishte nxjerrë një thikë duke tentuar ta plagoste.

Dy fëmijët janë ndarë nga fqinjët e tyre ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe një makinë e policisë së Veprimit të Menjëhershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco