FOTO/ Aksidenti tragjik në Plavë: Makinat u përplasën kokë më kokë

FOTO/ Aksidenti tragjik në Plavë: Makinat u përplasën kokë më kokë

10:29, 26/12/2023
A+ Aa A-

Katër persona kanë gjetur vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Mal të Zi, tre prej të cilëve shqiptarë atje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Barane në afërsi të Plavës.

Siç raportojnë mediat atje, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviç, malazez, 26 vjeç. 

Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Automjetet thuhet se janë përplasur kokë më kokë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco