Studiuesit: Mali i Zi i rrezikuar nga ndikimi keqdashës rus

Studiuesit: Mali i Zi i rrezikuar nga ndikimi keqdashës rus

19:17, 25/12/2023
A+ Aa A-

Studiues të ndikimit keqdashës rus në Mal të Zi thanë të hënën se vendi nuk ka një strategji afatgjatë për përballje dhe mbrojtje ndaj këtij fenomeni, që ka shënuar rritje që prej fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Në kuadër të konferencës “Dialogu strategjik: ballafaqimi me ndikimin keqdashës rus në Mal të Zi,” eksperti Drashko Jabuçanin pranë Qendrën Dixhitale të Forenzikës vuri theksin në rolin e prijësve fetarë në përhapjen e propagandës kundër Perëndimit.

Këto komente Jabuçanin i bëri në konferencën "Dialogu strategjik: ballafaqimi me ndikimin malinj rus në Mal të Zi", organizuar nga organizata Aleanca Atlantike në Podgoricë.

“Kisha ortodokse serbe dhe ruse janë instrumente në duart e politikave shtetërore,” tha Jabuçanin.

Sipas Jabuçanin, ndër narracionet që Kremlini vazhdimisht përdorë në rajon është çështja e Kosovës.

“Makina ruse përdor pikat e dhimbjes së shoqërisë serbe, si bombardimet e NATO-s, për manipulim emocional dhe përhapje të ndikimit në Serbi”, theksoi ai.

Politologu Marko Saviq, bashkëpunëtor në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Malit të Zi, tha se institucionet e pazhvilluara i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor të cenueshme ndaj ndikimit keqdashës rus.

Ai theksoi se si pjesë të studimit, ekspertët kanë përcjellë raportimet e mediave për të identifikuar mënyrat se si manipulohet informacioni dhe si shpërndahen lajmet e tilla nga Serbia në Bosnjë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Studiuesit thanë se kanë identifikuar 89 raste të manipulimit të informacionit në 5 portale nga 350 lajme dhe 11 rrëfime të studiuara.

“Pjesa më e madhe e përmbajtjes manipuluese shërbeu për demonizimin e kundërshtarëve politikë, diskreditimin e Perëndimit, glorifikimin e Serbisë dhe ndërtimin e kultit të personalitetit të presidentit të Serbisë”, deklaroi Saviq./ VOA/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco