Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë, protestë kundër masakrave në Palestinë

Musliu publikon fotot: Ambasadori serb i shoqëruar me kriminelë

Musliu publikon fotot: Ambasadori serb i shoqëruar me kriminelë

17:57, 20/12/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Institutit ‘Octopus’, Agim Musliu ka publikuar sot disa fotografi ku shihet ambasadori serb në ShBA, Marko Gjuriq përkrah kriminelit dhe terroristit serb, Stevan Paviceviq.

Musliu ka shkruar në platformën  X se fotografitë janë shkrepur në vitin 2019 dhe se të njëjtit kanë qenë duke u përpjekur që ta kthejnë banjën termale në Banjskë të Zveçanit në pronë të Serbisë.

Ai ka sjellë një rikujtim se makina e Paviceviqit është gjetur plot me armë në qershor të këtij viti.

‘Ambasadori aktual i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, në vitin 2019, i rrethuar nga kriminelë, duke u përpjekur ta kthejë banjën termale në Banjska në Kosovë në pronë të Serbisë. Në foto shihet edhe terroristi Stevan Paviceviq, makina e të cilit u gjet plot me armë në qershor 2023’, ka shkruar Musliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco