ALARMI/ Kandidati i Vuçiçit për kryetar në Beograd: Serbia është në prag të luftës civile

ALARMI/ Kandidati i Vuçiçit për kryetar në Beograd: Serbia është në prag të luftës civile

13:12, 20/12/2023
A+ Aa A-

Aleksandar Shapiç, kandidati i listës së Aleksandar Vuçiç për kryetar i Beogradit, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile, duke reaguar ndaj deklaratave të opozitës pro-evropiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në atë vend në ditët në vijim.

“Kjo që po bëjnë është një prelud i një lufte civile. Prandaj u kërkoj që të mos e bëjnë. Kemi vuajtur shumë. Lufta civile na shkatërroi. Nuk ka ende pajtim. Nuk duhet të ndodhë më. Kjo është një nxitje në konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë atë”, tha Shapiç, siç raporton Dnevnik.ba.Shapiç theksoi se Partia Progresive Serbe (SNS) ka arritur rezultatin më të mirë në zgjedhjet e së dielës në Beograd, me një pjesëmarrje kaq të madhe, dhe shtoi se befasia e zgjedhjeve ishte rezultati i arritur nga Branimir Nestoroviç, por që çdo zgjedhje sjell disa surpriza sepse po mos të ishte kështu zgjedhjet do të ishin të mërzitshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco