Siguroi një mandat në parlamentin serb, Shaip Kamberi: Sa herë që hyja në ring, gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë

Siguroi një mandat në parlamentin serb, Shaip Kamberi: Sa herë që hyja në ring, gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë

09:19, 18/12/2023
A+ Aa A-

Sipas sondazheve, nga listat e komunistëve, Shaip Kamberi ka siguruar një vend në parlamentin serb nga komuniteti i shqiptarëve.

Ky i fundit ka reaguar duke u shprehur se nga rezultatet që disponojnë, ka fituar 11 mijë e 500 vota, por thotë se në bazë të shumimit për pakicat, do të kenë mbi 13 mijë vota, që do të thotë se janë mjaftueshëm për një mandat.

Pas kësaj arritje, Kamberi ka vendosur të “godasë” të gjithë ata që ishin kundër tij me një shprehje të boksierit të madh, Muhamed Ali.

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali)”, ka shkruar Kamberi mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në Facebook-un e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco