'Vajza ime është sot në varr'/ Flet nëna e 14-vjeçares së vrarë në Maqedoninë e Veriut

'Vajza ime është sot në varr'/ Flet nëna e 14-vjeçares së vrarë në Maqedoninë e Veriut

17:54, 07/12/2023
A+ Aa A-

Pas vrasjes makabër të 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, ka reaguar për herë të parë edhe nëna e saj. Zorica Gjorçevska pretendon se me babanë e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij.

Vritet 14-vjeçarja në RMV: Mes të dyshuarve edhe i ati, autorët synonin të shantazhonin nënën e saj

Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna.

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr. Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo. Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco