Skandal në vendin fqinj/ Policët bëjnë o*gji në zyrë, publikohen fotot

Skandal në vendin fqinj/ Policët bëjnë o*gji në zyrë, publikohen fotot

13:43, 23/11/2023
A+ Aa A-

Media malazeze Boroba ka publikuar ditën e sotme një skandal i cili ka ndodhur në ambientet e policinë e Kotorrit më 30 korrik 2020.

Dy inspektorë policorë kanë organizuar orgji seksuale me dy gra dhe gjatë aksionit të nxehtë kanë njoftuar policin Ljub Miloviq.

Ky i fundit, sipas mediave vendase, akuzohet se ka lidhje me klanin Kavaç, pasi emri i tij del në një telefon të koduar. 

Portali malazez  ka rënë në posedim të fotove që janë pjesë e dosjes që Europol ka dorëzuar në organet kompetente për mesazhet e përgjuara.

Njëra nga dy femrat u zbulua kur i dënuari Gj.P. i cili është duke vuajtur dënimin në Spitalin Special të Psikiatrisë në Kotorr, publikoi një fotografi të tij në dhomën e spitalit me një femër të zhveshur dhe një tjetër pjesërisht të zhveshur, e cila ishte e veshur si infermiere.

Në fotot e nxjerra shihen qartë veprimet e papërshtatshme në stacionin policor dhe e gjithë kjo shoqërohet me mesazhe të dërguara nga njëri prej inspektorëve Ljubo Milloviqit.

"Shikoni çfarë po bën ajo në komisariat,"-shkruhet në një nga mesazhet e shkëmbyera nga aplikacioni Sky ECC.

Shoku i përgjigjet: Bravo vëllai im!

Në mesazhe thuhet me shaka se vajzat kishin një urdhër për të që të shfaqej urgjentisht në zyrë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco