Alarm për bombë në një shkollë në Beograd, evakuohen nxënësit

Alarm për bombë në një shkollë në Beograd, evakuohen nxënësit

12:45, 14/11/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, rreth orës 10:25 është dhënë një alarm për bombë në Shkollën e Lartë të Elektronikës në Beograd.

Sipas mediave të huaja, lajmi është bërë i ditur nga ministria e Brendshme në Serbi, sipas të cilës, ekipet e tyre janë në terren dhe se shkolla është evakuuar.

Disa media kanë raportuar se alarmi për bombë është dhënë edhe në Shkollën e Mesme Matematikore në Beograd, por Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion.

Ndërkohë po vijon puna për të zbuluar nëse alarmi i dhënë ka qenë i vërtetë ose jo dhe për të identifikuar përgjegjësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco