Bujar Osmani: Kam marrë një letër nga Lavrov, kërkon të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup

Bujar Osmani: Kam marrë një letër nga Lavrov, kërkon të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup

17:31, 06/11/2023
A+ Aa A-

Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, ka bërë me dije se ka marrë një letër nga ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

Përmes kësaj letre Lavrov ka paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së.

“Kam marrë një letër para disa ditësh nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë në të cilën ai ka theksuar kërkesën për të siguruar praninë e tij në Shkup. Ka disa sfida rreth kësaj kërkese, sepse hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut dhe fqinjëve tanë është e mbyllur për fluturimet shtetërore ruse, prandaj këtu duhet të bëhen disa përpjekje logjistike... Ndryshe, si rregull, të gjitha vendet anëtare duhet të marrin pjesë në këtë Këshill të OSBE-së, por kjo do të varet nga vendimet që do të merren në ditët në vijim. Shpresoj që të gjithë të arrijmë të jemi në Shkup”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco