Pakënaqësi ndaj partive shqiptare në Maqedoni që refuzuan Ligjin e Amnistisë

Pakënaqësi ndaj partive shqiptare në Maqedoni që refuzuan Ligjin e Amnistisë

07:44, 04/11/2023
A+ Aa A-

Refuzimi i Ligjit për Amnisti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ditë më parë me kundërshtim edhe të partive shqiptare atje, ka ngjallur reagime të shumta.

Profesori Bashkim Selmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Lajmet e Fundit” të RTK-së, ka thënë se partitë shqiptare me këtë kundërshtim nuk u kanë shërbyer votuesve të tyre.

“Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë ndaj përfaqësuesve shqiptar është refuzuar, duke e ditur se një numër i madh i personave që do të kapte kjo falje do të ishte në interesin e përgjithshëm të numrit të shqiptarëve. Fatkeqësisht nuk u përkrah nga të gjitha votat e shqiptarëve dhe kjo bëri që gjithmonë partite politike shqiptare t’u shërbejnë partive politike maqedonase dhe jo votuesve shqiptarë”, tha ai.

Në rast të miratimit të ligjit, nga 2.114 të dënuar, do të liroheshin 286, ndërsa do të amnistoheshin pjesërisht 996 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco