Tërmet 5.2 ballë në ishullin Evia, është ndjerë edhe në Atikë

Tërmet 5.2 ballë në ishullin Evia, është ndjerë edhe në Atikë

08:08, 03/11/2023
A+ Aa A-

Greqi - Një tërmet 5.2 Rihter ka ndodhur në mëngjes në Evia, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik. Tërmeti është ndjerë edhe në Atikë.

Epiqendra ndodhet 6 kilometra në lindje të Prokopio Evia dhe thellësia në 14.2 kilometra.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti vlerësohet në 5.3 Rihter.

Shtatë minuta më vonë, një tërmet 3.7 Rihter me thellësi 5 km ndodhi nga e njëjta epiqendër. që u ndje edhe në zona të Atikës.

“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, nuk ngjall shqetësim”, tha për protothema.gr sizmologu Kostas Papazachos. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco