E zë korenti në dush, humb jetën e reja 24-vjeçare

E zë korenti në dush, humb jetën e reja 24-vjeçare

18:57, 27/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Selanik, ku një  24-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Mediat e huaja shkruajnë se e reja u gjet e pajetë në banjën e banesës ku jetonte me partnerin e saj.

Autopsia ka vërtetuar se shkak i vdekjes ishte goditja nga rryma elektrike teksa vajza po bënte dush.

Për momentin vërtetohet skenari i goditjes me rrymë, por raporti mjeko-ligjor ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të cilat priten analizat laboratorike dhe autopsia, bëjnë me dije autoritetet greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco