Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, zbardhet agjenda

Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, zbardhet agjenda

14:37, 27/10/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në një komunikatë për media thuhet se ky do të jetë rasti për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t'u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen të dielën do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në mëngjes, presidentja e KE-së do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Shkup.

Më vonë gjatë ditës ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Të martën në mëngjes, presidenti e KE-së do të jetë në Podgoricë të Malit të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Pasdite presidentja von der Leyen do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq.

Së fundi, të mërkurën, presidentja von der Leyen do të takohet në Sarajevë me Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës. Ajo do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.

Vizita vjen pas takimeve të presidentes von der Leyen në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në inaugurimin e zyrës ndërlidhëse të Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco