Babai vret vajzën: Po, unë e vrava. Nuk duroja më ta shihja në këtë gjendje, duke vuajtur nga sëmundja

Babai vret vajzën: Po, unë e vrava. Nuk duroja më ta shihja në këtë gjendje, duke vuajtur nga sëmundja

20:51, 25/10/2023
A+ Aa A-

Selaniku dhe gjithë Greqia janë tronditur nga një lajm makabër. Një 69-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë me dashje vajzën e tij 42 vjeçare në Selanik. 

Dosja e tij i ka kaluar Prokurorisë së Shkallës së Parë dhe ka nisur procedura për ndjekje penale.

I akuzuari aktualisht po trajtohet nën vëzhgimin e policisë në spitalin Hipokrati të Selanikut, pasi pas krimit ka tentuar t’i japë fund jetës. Tragjedia familjare u zbulua pasditen e djeshme në banesën ku banonte 42-vjeçarja që u gjet e pajetë nga vëllai i saj.

Sipas fqinjëve gruaja vuante nga skleroza e shumëfishtë (Skleroza multiple)  dhe shpesh përdorte një karrocë elektrike për të lëvizur. Sipas të njëjtave dëshmi, ajo kishte një punëtore shtëpiake që kujdesej për të gjithmonë, ndërsa në disa ditë të javës për të kujdeseshin babai dhe vëllai i saj.

Pasi është arrestuar babai i vajzës ka pohuar krimin dhe ka deklaruar :“Po, unë e  vrava. Nuk duroja më ta shihja në këtë gjendje, duke vuajtur nga sëmundja e saj…”.

69-vjecari pasi e ka mbytur vajzën e tij , me pas  është larguar dhe ka shkuar në   shtëpinë e tij ku ka tentuar të vrasë veten.  Ngjarja ka shokuar fqinjët të cilët ende nuk besojnë se si një baba mund të vrasë fëmijën e tij sepse nuk dëshiron ta shohë në karrocë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco