I mori 200 mijë euro dhe një makinë luksoze duke e kërcënuar me video dhe foto intime, arrestohet ish-miss Kosova për shantazh ndaj biznesmenit

I mori 200 mijë euro dhe një makinë luksoze duke e kërcënuar me video dhe foto intime, arrestohet ish-miss Kosova për shantazh ndaj biznesmenit

14:55, 20/10/2023
A+ Aa A-

Ish-miss Kosova, Zana Berisha, para disa ditësh është paraqitur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren. Ajo u arrestua nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur nga rajoni i Prizrenit, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore, rast ky që e futi në sherr edhe me ligjin.

Gazeta ka mësuar detaje ekskluzive nga ky rast në të cilën është përfshirë vajza që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018 dhe historinë e saj me biznesmenin që ra pre e saj dhe pagoi shuma të majme parash.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro dhe ti japë një makinë luksoze Audi Q8. Dyshohet se ajo e shantazhonte biznesmenin, se do i dërgonte familjarëve të tij, video dhe foto intime. Kjo me sa duket, ka bërë që biznesmeni në fund ta denonconte atë. Gjykata për momentin, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Portali KALLXO.com në Kosovë ka siguruar dosjen e Prokurorisë ku thuhet se prej muajit gusht të vitit 2021 e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2023, në intervale të ndryshme kohore, në Prizren dhe Prishtinë, e pandehura Zana Berisha me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër e kanos të dëmtuarin I.J., se do t’i dërgojë fotot dhe videot personale të tyre familjes së të dëmtuarit.

Tutje në dosje përshkruhet se pasi i dëmtuari dhe e pandehura krijojnë lidhje dashurie, gjatë muajit gusht të vitit 2021 derisa e pandehura kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga i dëmtuari kërkon shumën prej 100 mijë euro për nevojat e saj.

Sipas dosjes, kur i dëmtuari nuk ia dërgon shumën e kërkuar dhe kërkon nga e pandehura që të ndërpresin lidhjen e tyre, e pandehura e kërcënon të dëmtuarin se do t’ia shkatërrojë familjen dhe në rrjetin “Instagram”, nga adresa “….” dërgon foto dhe video të tyre personale, disa nga ato me përmbajtje intime, te bashkëshortja, djali dhe shokët e të dëmtuarit.

Tutje sipas Prokurorisë në fillim të vitit 2022, pasi e pandehura kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa i dëmtuari ishte në hotelin “…”, në Prishtinë, aty vjen e pandehura dhe i drejtohet të dëmtuarit “çka të kam bërë ishte vetëm 30 përqind dhe 70 përqind kam gjëra që do të publikoj, ke menduar se ke përfunduar lidhjen por un akoma se kam përfunduar”.

Më pas gjatë muajit gusht të vitit 2022 i dëmtuari detyrohet që t’ia bëjë pagesën për blerjen e veturës “Audi Q8” të pandehurës dhe atë në shumën 70 mijë euro, me kërcënime se nuk ia paguan veturën të pandehurës, e njëjta do t’ia prishë dasmën e djalit të të dëmtuarit.

Më tej, më datë 5 shtator 2023, i dëmtuari detyrohet t’ia japë të pandehurës shumën prej 50 mijë euro si kërkesë e të pandehurës për ta mbyllur këtë çështje, dhe i dëmtuari nuk e lajmëron rastin në Polici meqë e pandehura e shantazhon dhe kërcënon duke i thënë se e lajmëron djalin e të dëmtuarit.

Po ashtu në shtator të vitit 2022, derisa i dëmtuari ishte duke drekuar së bashku me shokun e tij A.R., në një në Prishtinë, e pandehura kërkon nga i dëmtuari shumën prej nga 5 mijë euro në muaj, që i dëmtuari mos të ketë pasoja në familje.

I dëmtuari, sipas Prokurorisë, nga kanosjet se e njëjta do t’i dërgojë përsëri fotografitë dhe videot intime familjarëve të tij dhe do t’ia dëmtonte rëndë nderin dhe autoritetin si dhe do t’ia cenonte rëndë privatësinë, të pandehurës ia jep nga 5 mijë euro në muaj deri në korrik të vitit 2023.

Lidhur me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar avokaten Sahadete Gashi, por ajo nuk pranoi të deklarohet.

I shantazhuari

Biznesmeni i shantazhuar, Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.

Sipas disa raportimeve të mëhershme biznesmeni i shantazhuar nga missi kosovar kishte inaguruar plot 27 biznese atje në Zvicër duke u bërë përfaqësues i denjë për shqiptarët në mërgim.

Në Zvicër, Isniu kishte shkuar në moshën studentore, në vitin 1984. Filloi me larje të enëve në restorantin “Spatz am Bärenplatz”, më vonë ishte shef i shërbimit në Hotel Bern.

Në vitin 1991, ai personalisht e mori rolin e menaxhuesit me restorantin e tij të parë “Sinnegrrüggli” bë Thun, të cilin e pagëzoi me emrin “Al Ponte”.

Lidhja e dashurisë mes ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, përfundoi me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtojë nderin dhe autoritetin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco