Dorëzohet Vuçiç, pranon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme

Dorëzohet Vuçiç, pranon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme

19:04, 13/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është dorëzuar para kërkesës së opoziës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Opozita serbe e kishte parashtruar kërkesën e saj para disa muajsh por dhe që u shtua në ditët e fundit pas ngjarjeve të dhunshme në Banjskë.

Vuçiç u shpreh në një media vendase se zgjedhjet me shumë mundësi do të mbahen në 17 dhjetor, teksa shtoi se nuk do të jetë pjesë e fushatës për shkak të agjendës së ngjeshur që ka.

Vuçiç: Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor, me kërkesë të opozitës, ia kam plotësuar kërkesën, do të ketë zgjedhje parlamentare. Kam aq shumë punë dhe takime sa nuk do të mund të marr pjesë në fushatat e ardhshme. fushatë, prandaj kërkoj nga qytetarët që të kenë kujdes, qëllimi i të gjithëve është rrëzimi i Serbisë, çfarëdo që t’ju thonë, qëllimi është rrëzimi i Serbisë, jo unë, sepse zgjedhjet presidenciale nuk po shkojnë, të përmbysin të gjithë ata që do ta ndihmonin Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco