Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Charles Michel: Konflikte si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë

Charles Michel: Konflikte si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë

20:08, 05/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se konfliktet si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë.

Duke folur nga Grenada ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian, Michel theksoi se konfliktet nuk janë problem vetëm për ata që janë drejtpërdrejtë të përfshirë në to, por sipas tij ato janë një sfidë për rajonin dhe më gjerë.

Ai tha se është përgjegjësi e BE-së për të garantuar paqe, siguri dhe mirëqenie.

“Besoj se kjo platformë e Komunitetit Politik mund të luajë dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht… dhe midis Serbisë dhe Kosovës, sepse konfliktet nuk janë vetëm problem për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë, ato janë një problem për rajonin dhe për kontinentet tona. Ne duhet ta përdorim këtë platformë unike për të ndërtuar më shumë besim, më shumë besim mes nesh, më shumë paqe, më shumë stabilitet, më shumë parashikueshmëri”, theksoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco