Vuçiç nga Granada njofton takime 'maratonë' me Scholz, Macron dhe Sunak

Vuçiç nga Granada njofton takime 'maratonë' me Scholz, Macron dhe Sunak

13:26, 05/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar disa takime 'maratonë', në Samitin Evropian të Komunitetit Politik në Granada të Spanjës. 

Pak pasi mbërriti në Granada, ai njoftoi se do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, takime për të cilat është shprehur se pret që të jenë të vështira.

Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, më samitin që ka nisur së mbajturi në Spanjë pritet që të flitet edhe për situatën e fundit në Kosovë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco