Greqia zgjat mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit

Greqia zgjat mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit

09:20, 26/09/2023
A+ Aa A-

Greqia ka zgjatur statusin e mbrojtjes së përkohshme për refugjatët ukrainas deri më 4 mars 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, shërbimi për shtyp i Zyrës së Avokatit të Popullit.

“Qeveria greke ka njoftuar zgjatjen e statusit të mbrojtjes së përkohshme për azilkërkuesit ukrainas deri më 4 mars 2024. Ministria e Migracionit dhe Azilit të Greqisë ka njoftuar zyrtarisht se vlefshmëria e lejeve të qëndrimit nën mbrojtje të përkohshme zgjatet automatikisht. Si dhe sigurimi i mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit që do të hyjnë në vend për herë të parë”, tha ministria.

Zyra e Avokatit të Popullit shpjegoi se ata që kanë marrë tashmë leje qëndrimi të përkohshëm nuk do të kenë nevojë t’i rinovojnë ato dhe do të kenë akses në kujdesin shëndetësor publik, arsim dhe të drejtën për të marrë strehim të përkohshëm në qendrën e pritjes në Sintiki.

Komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, përshëndeti vendimin për shtrirjen e mbrojtjes së përkohshme për qytetarët ukrainas. Sipas tij, kjo konfirmon mbështetjen e popullit ukrainas nga qeveria greke.

Siç raportohet, Polonia ka zgjatur mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit deri më 4 mars 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco