Parandalohet një rast i kontrabandës, ja çfarë u gjend në veri të vendit

Parandalohet një rast i kontrabandës, ja çfarë u gjend në veri të vendit

15:27, 23/09/2023
A+ Aa A-

Drejtoria rajonale e Policisë Kufitare në Veri kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, në Bistricë të Leposaviqit.

“Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3,600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar”, thuhet në njoftim.

Policia bën me dije se malli dhe automjeti janë sekuestruar duke u dërguar në terminalin doganor, e rasti do do të vazhdojë të trajtohet nga 'Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco