Mungojnë armët e 5 rasteve në depo të Podgoricës: Kryetari i Gjykatës së Lartë përmendi edhe kokainën

Mungojnë armët e 5 rasteve në depo të Podgoricës: Kryetari i Gjykatës së Lartë përmendi edhe kokainën

08:30, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Podgoricës, Boris Saviq, ka thënë se pas zbulimit të tunelit në depon e asaj gjykate, është konstatuar se në pesë lëndë në proces mungonin armët. Ai ka theksuar se në ato raste avokatët mund të kërkojnë ri-ekspertim dhe shtoi se lista e depove nuk është kompletuar, raporton RTCG.

Këshilli Gjyqësor i Malit të Zi diskutoi për tunelin e hapur nën Gjykatën e Lartë dhe përgjegjësinë eventuale të kreut të atij institucioni, Boris Saviq, shkruan portali RTCG.

Seanca ishte caktuar me iniciativë të ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi, Marko Kovac, dhe me atë rast në seancë mori pjesë edhe Saviq.

Duke folur për rastin “Tuneli”, Saviq tha se deri më tani kanë konstatuar se në pesë raste mungojnë provat dhe pasi tuneli është zbuluar në depon e Gjykatës së Lartë.

“Sipas gjendjes aktuale kemi pesë raste të vazhdueshme në të cilat na mungojnë armët. Aktualisht po punohet në rreth 450 lëndë dhe në ato pesë raste mund të shtrohet pyetja… E thashë edhe më parë që ato raste tashmë janë ekspertizë, por nuk mund të përjashtohet mundësia që palët të kërkojnë ekspertizë të re. ”, tha Saviq.

Ai nuk ka dashur të thotë se për cilat raste bëhet fjalë, por siç shton ai, nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për raste të synuara që kanë të bëjnë me të njëjtin grup kriminal.

Ai tha se ende nuk ka përfunduar inspektimi i depos.

“Tani për tani nuk shohim se mungon diçka tjetër”, tha Saviq, i cili shtoi se nuk mund të përjashtojë që diçka tjetër mungon.

Ai thotë vetëm se tuneli është gjetur dhe se kokaina nuk është aty ku autorët mendonin se ishte.

“Më duket cinik se do të ishte më mirë të mos e kishim gjetur as atë tunel, tani do të ishin të qetë dhe të mos flisnin për dorëheqjen time”, tha Saviq.

Saviq ka përsëritur se pushka me të cilën u vra Dushko Jovanoviq, laptopi i Dok Kwon-it, si dhe kokaina ndodhen diku tjetër dhe se nuk janë kërcënuar apo cenuar në asnjë vend, shkruan RTCG.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco