Përhapi lajme të rreme për numrin e të vdekurve në Thesali, arrestohet një 35 vjeçare

Përhapi lajme të rreme për numrin e të vdekurve në Thesali, arrestohet një 35 vjeçare

18:46, 10/09/2023
A+ Aa A-

Një 35-vjeçare është arrestuar në Janinë nga punonjës policie të Nëndrejtorit të Sigurisë së Janinës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve Elektronike, e akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme.

Mediat greke shkruajnë se në veçanti, rezultoi nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve Elektronike, e pandehura kishte postuar një video në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ku raportonte një numër të madh të të vdekurve në një zonë të Thesalisë, si pasojë e motit të keq të fundit Daniel.

Ndërkohë pritet që të vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco