Ngrihet sërish alarmi në Evros të Greqisë, të tjera vatra zjarri rrezikojë fshatin pranë

Ngrihet sërish alarmi në Evros të Greqisë, të tjera vatra zjarri rrezikojë fshatin pranë

16:28, 02/09/2023
A+ Aa A-

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Evros të Greqisë . Autoritetet zjarrfikëse kanë ngritur alarmin për të qenë në gatishmëri, ndërsa sipas mediave vendase, tashmë zjarri po shkon drejt fshatit dhe kampit të Brigadës së 7-të.

Që në orët e para të mëngjesit në zonë po punojnë forca të shumta zjarrfikëse, tokësore dhe ajrore, të cilat tentojnë të izolojnë zjarrin, intensiteti i të cilit ndryshon herë pas here. Në Prefekturë, sipas Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, ka ende një rrezik shumë të lartë zjarri, kategoria 4.

Sot në Evros për shuarjen e dy vatrave të fundit aktive po punojnë 582 zjarrfikës me 122 automjete, 16 divizione këmbësorie, me ndihmën e tetë avionëve dhe dy helikopterëve nga ajri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco