Krijoi parti të re në RMV, flet Izet Mexhiti: Nuk e njoh më BDI-në

Krijoi parti të re në RMV, flet Izet Mexhiti: Nuk e njoh më BDI-në

10:48, 01/09/2023
A+ Aa A-

Izet Mexhiti i cili tashmë është larguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ka krijuar partinë e re Lëvizja Demokratike.

Ai ishte i ftuar këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania pikërisht për të folur për situatën e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe për shkëputjen e tij nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Mendoj se largimit tim i ka paraprirë një betejë e gjatë brenda BDI-së, që nga themelimi 5 qershor 2002, mund  të jem një nga rastet e radha që nga pozicioni duke qenë në qeveri kemi dalë në opozitë.

Unë si individ kam pasur mjaftueshëm hapësirë që kam qenë nënkryetari i BDI, shef i grupit parlamentar dhe pozicione të tjera, por tashmë BDI-në nuk po e njoh më as unë, aq ka ndryshuar.

Është kapur nga ekzekutivi i cili është zgjedhur në 2020 jo duke respektuar statutin partiak dhe duke kaluar në këshillin partiak, por në mënyrë të imponuar dhe më pas i njëjti ekzekutiv ka kapur partinë dhe ka harruar zotimet dhe premtimet të bëra në 2020-ën”,-tha Izet Mexhiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco