Situatë katastrofike në Greqi, beteja me zjarret vazhdon, raportohet për dy viktima

Situatë katastrofike në Greqi, beteja me zjarret vazhdon, raportohet për dy viktima

20:27, 26/07/2023
A+ Aa A-

Greqia po përballet me një situatë katastrofike pas zjarreve që kanë përfshirë vendin. Në raportimet e fundit bëhet me dije se dy persona kanë humbur jetën. Përhapja e flakëve thuajse është bërë e pamenaxhueshme.

Mediat greke shkruajnë se një grua është gjetur e djegur, në një zonë në Horostasi. Më herët në zonë ishte dërguar një mesazh për t’u larguar nga zonat e rrezikuara.

Gjithashtu edhe kryebashkiaku kishte njoftuar banorët e zonat që të largoheshin. Pas orë pas lajmit të vdekjes tragjike të gruas , një tjetër person u gjet i pajetë në Agios Georgios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco