E rëndë/ Po shuante flakët, avioni rrëzohet në mes të vatrës së zjarrit në Greqi

E rëndë/ Po shuante flakët, avioni rrëzohet në mes të vatrës së zjarrit në Greqi

14:26, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Greqi, ku një avion zjarrfikës Canadair ka rënë në një luginë teksa po punonte për shuarjen e zjarrit në zonën e Platanistos në Karystos.

Mediat greke shkruajnë se në vendin e rënies së avionit, tani po fluturon një helikopter për të parë situatën.

Ende nuk ka asnjë komunikim me ekuipazhin.

Zona ku ka humbur komunikimi me Canadair është e vështirë dhe tashmë ka nisur kërkimi për gjetjen e tij.

Sipas informacioneve, avioni ka rënë në qendër të zjarrit, ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e dy pilotëve që ndodheshin brenda.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco