Parashikimi i Bloomberg: 'Ferri' klimatik do ta kthejë Athinën në Sahara

Parashikimi i Bloomberg: 'Ferri' klimatik do ta kthejë Athinën në Sahara

12:31, 25/07/2023
A+ Aa A-

“ Ngrohja globale paraqet rrezik shkretëtirëzimi për zonën më të gjerë të kryeqytetit grek”, paralajmëron agjencia “Bloomberg” në një artikull , duke theksuar se më shumë zjarre do të thotë më pak kohë për rigjallërimin e ekosistemit.

“Athinasit e goditur nga zjarri po përgatiten për temperatura rekord këtë javë. Por një katastrofë ekologjike afatgjatë kërcënon djepin e qytetërimit perëndimor: kryeqyteti grek rrezikon të shndërrohet në shkretëtirë ”, thuhet në botim. 

“Zjarret kanë shpërthyer që nga java e kaluar në rajonin më të gjerë të Atikës, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar banorët dhe turistët të kërkojnë siguri në plazhet e afërta .

Image

Ndërsa klima ngrohet, nxehtësia ekstreme dhe zjarret po bëhen gjithnjë e më të shpeshta , duke e privuar kryeqytetin grek nga ullishtat dhe pyjet me pisha që kanë nevojë për kohë për t'u rigjeneruar. 

“Bloomberg” i bën një referencë të veçantë parashikimeve të zymta të profesorit grek të Fatkeqësive Natyrore, Efthymios Lekkas:  

“Nëse ka një zjarr të ri këtë vit apo vitin e ardhshëm, që do të djegë për shembull malin e Parnitës, atëherë do të çojmë drejt shkretëtirëzimit ”, theksoi profesori i Tektonikës dinamike të aplikuar të gjeologjisë dhe menaxhimit të fatkeqësive në Universitetin Kombëtar Grek të Athinës. 

Ndryshimi i klimës, i nxitur nga emetimet e karburanteve fosile, po rrit intensitetin dhe kohëzgjatjen e valëve të të nxehtit të verës në të gjithë hemisferën veriore, duke ngritur shqetësimet se disa zona të planetit së shpejti mund të bëhen të pabanueshme.

Ajri i nxehtë nga Sahara po shkon drejt jugut, duke shkaktuar kërdi ekologjike prej kohësh në vende si Sudani dhe Çadi, skaji verior i shkretëtirës së nxehtë, dhe tani po kërcënon Evropën. Ndërsa vapa ekstreme intensifikohet në Evropë , favorizohen zjarret .

Greqia është ndër vendet e Evropës Jugore dhe Juglindore – përfshirë Spanjën, Portugalinë, Italinë, Bullgarinë dhe Rumaninë – që janë të prekshme ndaj shkretëtirëzimit, pasi temperaturat rriten dhe reshjet ulen, duke nxitur shfaqjen e zjarreve.

Ky trend parashikohet të vazhdojë pasi emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të ngrohin planetin , shton agjencia. Në vitin 2021, zjarret kishin shpërthyer në Atikë, Peloponez jugor dhe Evia me merkurin që u ngjit në 46 gradë Celsius. Këtë javë merkuri pritet të ngjitet edhe më lart.

Temperaturat maksimale për Greqinë kontinentale parashikohen të arrijnë deri në 47 gradë Celsius . Kjo do të ishte e barabartë me rekordin e të gjitha kohërave të vendosur në Athinë në 1977 dhe potencialisht do t'i afrohej rekordit evropian prej 48.8 gradë Celsius të vendosur në Siçili dy vjet më parë. 

" Kohët e vështira nuk kanë mbaruar ende ," paralajmëroi të enjten kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili, në terma afatgjatë, kërkon të rishpërndajë burimet për ripyllëzimin dhe të marrë masa parandaluese në Atikë.

“Mbi një e treta e territorit grek është në rrezik të lartë të shkretëtirëzimit,sipas planit të veprimit të Ministrisë së Bujqësisë në vendin tonë. Ndërsa bujqësia intensive është një nga kontribuuesit kryesorë, temperaturat më të larta dhe reshjet më të ulëta po përshpejtojnë erozionin e tokës ,” komenton Bloomberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco