Zjarri në Korfuz, Karysto, Rodos/ Beteja vazhdon, po evakuohen banorët

Zjarri në Korfuz, Karysto, Rodos/ Beteja vazhdon, po evakuohen banorët

09:54, 24/07/2023
A+ Aa A-

Një tjetër zjarr gjigand ka shpërthyer pasditen e djeshme në zonën e Korfuzit përballë Ksamilit.

Vendi ku ka rënë zjarri nuk është një zonë turistike dhe nuk ka ende evakuime si në rastin e Rodosit. Forcat e Zjarrfikësve po bëjnë përpjekje për të ndalur frontin e zjarrit të rënë me vatra të ndryshme, në zonën e Perithisë në veri të Korfuzit. Zjarri në mëngjes u kufizua në fshatrat Santa dhe Megoula, por ka ende një front aktiv lart në Viglaturi dhe Apolysosi, ku po punohet në një front prej 300 metrash. Gjithashtu, një front aktiv është edhe në Perithia ku ka nisur zjarri. Në zonë operojnë katër mjete ajrore.

Gjatë natës është kërkuar evakuimi në zonën e Platys Gialos në Karystos, në Livadi dhe Kastri.

Zjarri, sipas informacioneve të mëngjesit, është hapur në jug ku po operojnë forcat tokësore. Në mbrëmje u hap një zonë punimesh tokësore drejt Platanistos, por ka ende një front aktiv. Që në orët e mëngjesit helikopterët me ujë kanë nisur operacionin për shuarjen e flakëve. Në zonë po operojnë edhe 77 zjarrfikëse me tre grupe këmbësore dhe 26 mjete.

Në mëngjes, kryetari i bashkisë së Karystos Lefteris Raviolos, duke folur për ERT, bëri apel për më shumë mjete ajrore, pasi zjarri ndodhet në vende të vështirë dhe forcat tokësore nuk kanë akses të lehtë.

Në Rodos, fronti është zhvendosur në lindje, drejt Malonës dhe Massarit, megjithatë pa kërcënuar vendbanimet. Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë gjatë gjithë natës mbetën në frontet e shpërndara të zjarrit. Në total po operonin 266 zjarrfikës me 55 automjete dhe 16 grupe njësish këmbësore, ndërsa nga ajri po asistojnë tre helikopterë dhe tre avionë.

Zjarri në Rodos është në shuarje. Në anën perëndimore vijojnë operacionet në vatrat në Asklepiio dhe Laerma. Operacionet vazhdojnë në jug në Apollo-Stephanias drejt Malonas. Një cisternë dhe tre traktorë po operojnë në vend.

Për shkak të zjarrit, njësia bashkiake Rodos Jugor me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme. Rreth 16,000 njerëz u evakuuan nga toka dhe 3,000 nga deti në ishull, sipas zyrtarëve lokalë. Ministria e Ndryshimeve Klimatike dhe Mbrojtjes Civile tha se ishte evakuimi më i madh nga zjarri në vend.

Mijëra pushues kanë kampuar të dielën në aeroportin e Rodosit, në pritje të një fluturimi për t’u nisur nga ishulli, ndërsa pak pas orës një të mëngjesit të së hënës, në aeroportin “Eleftherios Venizelos” ka mbërritur avioni i fundit me turistë nga Rodos. Sot priten edhe disa fluturime nga Rodosi me turistë që kthehen më herët nga sa kishin planifikuar për pushimet e tyre.

Në Korfuz, forcat e Zjarrfikësve po bëjnë përpjekje për të ndalur frontin e zjarrit të rënë pasditen e djeshme, me vatra të ndryshme, në zonën e Perithisë në veri të Korfuzit. Zjarri në mëngjes u kufizua në fshatrat Santa dhe Megoula, por ka ende një front aktiv lart në Viglaturi dhe Apolysosi, ku po punohet në një front prej 300 metrash. Gjithashtu, një front aktiv është edhe në Perithia ku ka nisur zjarri. Në zonë operojnë katër mjete ajrore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco