Shembja e urës në Patra/ Dëshmitari: Ata u vranë! Po nxirrnim skrap...shpëtova për mrekulli

Shembja e urës në Patra/ Dëshmitari: Ata u vranë! Po nxirrnim skrap...shpëtova për mrekulli

21:12, 23/07/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur pas shembjes së një pjese të urës në Patra. Një dëshmitar i cili ndodhej në vendngjarje kur u shemb ura në zonën e Bozaitikës, rrëfehu momentin kur pjesa e urës ra, raporton Protothema.

Sipas tij ka njerëz të vdekur poshtë në rrënojat, të cilët bashkë me të ishin duke nxjerrë skrap. Burri fatmirësisht kishte shpëtuar pasi ndodhej në një qoshe.

“Ata u vranë. Edhe unë dhe vëllai im ishim poshtë. Po nxirrnim pak skrap dhe ura na ra. Unë shpëtova për mrekulli, isha në qoshe," tha një dëshmitar në vendngjarje, duke pohuar se ka njerëz të vdekur poshtë në rrënojat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco