Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Fenomenet ekstreme të motit: Stuhitë godasin Ballkanin, 6 të vdekur

Fenomenet ekstreme të motit: Stuhitë godasin Ballkanin, 6 të vdekur

16:33, 20/07/2023
A+ Aa A-

Fenomenet ekstreme të motit prej ngrohjes globale, bënë që vapa përvëluese t‘ia lërë vendin stuhive të fuqishme në vendet perëndimore dhe të Ballkanit.

6 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi erërat e forta dëmtuan ndërtesa dhe thyen pemë nëpër rrugë.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Kroaci, të gjithë të vrarë në automjetet e tyre që u goditën nga pemët që stuhia e fuqishme i shkuli megjithë rrënjë.

Reshjet e dendura të ardhura me re tepër të errëta dhe të ngarkuara, përmbytën disa lagje të kryeqytetit kroat.

Viktima pati edhe në Bosnje e Slloveni. Dëme të shkaktuara nga stuhitë pati edhe në Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco