Lajçak takim me zv. Kryeministrin e Kosovës, bien dakord për hapat e parë drejt uljes së tensioneve në Veri

Lajçak takim me zv. Kryeministrin e Kosovës, bien dakord për hapat e parë drejt uljes së tensioneve në Veri

17:44, 10/07/2023
A+ Aa A-

 

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim me zëvendës-kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në Bratislavë.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka njoftuar se me Bislimin kanë rënë dakord për hapat e parë drejt uljes së tensioneve të situatës në veri dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog.

“Sot në Bratislavë zhvillova diskutime intensive dypalëshe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve të BE-së të 3 qershorit dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, shkroi Lajçak në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco