Edita Tahiri del kundër propozimit të Ramës për konferencë ndërkombëtare për Veriun: Ta kundërshtojmë si okupimin

Edita Tahiri del kundër propozimit të Ramës për konferencë ndërkombëtare për Veriun: Ta kundërshtojmë si okupimin

16:41, 29/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kundërshtuar fuqishëm opsionin për mbajtjen e një konference ndërkombetare për Veriun, duke bërë thirrje që populli të jetë kundër masivikisht.

Sipas saj, kjo do të ishe e papranueshme dhe duhet kundërshtuar njësoj sikur okupimin nga Serbia.

“Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e papranueshme dhe e rrezikshme! Populli duhet të përgatitet ta kundërshtojmë masivisht, Ashtu njesoj siç kundërshtuam okupimin nga Serbia”, u shpreh Tahiri, raporton Express.

Ideja e konferncës ndërkombëtare për Kosovën  publikisht është shtyrë nga Kryeministri Edi Rama, i cili në disa konferenca për media ka thënë se ka ardhur koha që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq të mbyllen derisa të arrihet një marrëveshje.

Gjatë kësaj jave Rama e ka “dorëzuar” edhe formalisht propozimin e tij në Bruksel gjatë takimeve me zyrtarë të lartë atje, përfshirë Presidentin e KE’së Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell.

Emisari në dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajcak e ka konfirmuar dje se Rama e ka çuar në Bruksel propozimin.

“ Është nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritativ për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje. Ky është propozimi me të cilin ai erdhi. Jemi në kontakt të përditshëm me SHBA-në dhe kryeqytetet kryesore evropiane. Por sigurisht, platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve është dialogu dhe ne duhet t’i kthehemi dialogut” ka thënë Lajçak.

Por, a është opsion real një konferencë e tillë?

“Nuk u diskutua për pritjet nga ajo konferencë. Është shumë herët për të spekuluar për këtë. Dua të theksoj edhe një herë se rolin e Ramës e shoh konstruktiv” ka theksuar Lajçak.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco