Qeveria kosovare miraton trategjinë shtetërore për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit

Qeveria kosovare miraton trategjinë shtetërore për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit

11:45, 29/06/2023
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar strategjinë shtetërore për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit 2023-2028 si dhe planin e veprimit.

Në prezantimin e kësaj strategjie para kabinetit qeveritar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ngjarjet e fundit në veri të vendit janë tregues se kërcënimet ndaj jetës, pronës dhe vlerave demokratike duhet të ketë si përgjigje kundërshtimin, parandalimin dhe luftimin institucional të të gjitha formave të terrorizmit.

“Këto zhvillime vendore dhe ato ndërkombëtare kanë imponuar nevojën për hartimin e një dokumenti strategjik që është gjithëpërfshirës dhe që mundëson forcimin e reagimit të institucioneve dhe shoqërisë tonë kundrejt këtyre dukurive. Strategjia përcakton avancimin e politikave shtetërore, pra paraqet një politikë të bashkërenduar instoticionale”, u shpreh ai.

Ministri tutje tha se strategjia bazohet në katër objektiva kryesore: parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen dhe reagimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco