Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Hakmarrje ndaj ish-të dashurit! 26-vjeçarja në Selanik punëson 4 persona për të rrëmbyer ish-partnerin

Hakmarrje ndaj ish-të dashurit! 26-vjeçarja në Selanik punëson 4 persona për të rrëmbyer ish-partnerin

12:35, 28/06/2023
A+ Aa A-

Një 26-vjeçare ka organizuar rrëmbimin e ish-të dashurit të saj. Mediat greke raportojnë se ajo ka luajtur rolin e “trurit” të bandës, duke i dhënë urdhër katër autorëve për të dëmtuar viktimën.

Motivi i saj dyshohet se ishte zhgënjimi romantik që pësoi, pas përfundimit të lidhjes. Ngjarja e parë ka ndodhur më 11 janar 2023 në qendër të Selanikut.

Të tre autorët kanë kërcënuar se do të dhunonin 30-vjeçarin dhe do t’i dëmtonin biznesin e tij, ndërsa i kërkuan t’u jepte shumën prej 1000 euro. Dy ditë më vonë, autorët kanë përsëritur kërcënimet me telefon dhe kanë kërkuar sërish pagesën e një shume parash.

Më pas, më 14 janar, në zonën e Nea Michanionës, autorët me dhunë dhe me armë kanë zbritur nga automjeti 30-vjeçarin dhe kanë tentuar ta fusin në automjetin e tyre, por viktima ka arritur të arratiset me autoambulancë të EKAV-it është transferuar në spitalin e qytetit, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Rasti u zbardh pas një hetimi metodik dhe të plotë nga policia e Departamentit të Sigurisë së Thermaikos, e cila arriti të identifikojë autorët. Bëhet fjalë për tre shtetas të moshës 41 vjeç (të lindur në Rusi), 34 dhe 26 vjeç (2 burra-1 grua), një shqiptar 24 vjeç dhe një armen 31 vjeç, për të cilët është ngritur dosje sipas rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco