Serbët përkujtojnë Vidovanin në Graçanicë

Serbët përkujtojnë Vidovanin në Graçanicë

11:08, 28/06/2023
A+ Aa A-

Nën masa të forta sigurie, ku krahas Policisë së Kosovës, janë të pranishëm edhe forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, qytetarët serbë festuan Vidovdanin në Manastirin e Graçanicës.

Kremtimet për këtë festë kombëtare dhe fetare serbe janë mbajtur gjithmonë në Gazimestan, rreth 10 kilometra larg Prishtinës, por këtë herë dioqeza Rashkë-Prizren vendosi që ky organizim të bëhej në Manastirin e Graçanicës.

Shkak janë bërë kushtet e aktuale të sigurisë, sepse autoritetet serbe kërkuan që aktiviteti të monitorohej nga trupat e KFOR-it, duke mos pasur besim te Policia e Kosovës, e cila po ashtu është e pranishme.

Patriarku serb Porfirije mbajti një ceremoni përkujtimore në Manastirin e Graçanicës afër Prishtinës. Porfirije, të cilit në raste të tjera i ishte ndaluar hyrja në Kosove, tha se “ne nuk kemi pse të presim të jetojmë si vëllezër, por mund të jemi fqinj të mirë me njeri-tjetrin”. 

Serbët thanë se duan të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre shqiptarë që festojnë Kurban Bajramin. Festën e Vidovanit, serbët në Kosovë e përkujtuan me dy tubime proteste në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Graçanicë.

Në deklaratën e Vidovanit, serbët e Kosovës shprehen se janë duke u përballur me dhunë të paprecedentë nga qeveria Kurti. Ata theksojnë se kanë pritur dhjetë vjet për bashkimin e komunave serbe. 

Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç, tha për RTS se është e qartë se Kurti nuk dëshiron paqe, por konflikte dhe në këtë mënyrë e shtyn popullin serb në konflikt me KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare. Sipas Petkoviç bëhet fjalë për qëllimin e Albin Kurtit për të zbatuar ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, që nënkupton përfshirjen në të, të Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco