Fituan bindshëm zgjedhjet, betohet qeveria e re e Mitsotakis

Fituan bindshëm zgjedhjet, betohet qeveria e re e Mitsotakis

14:24, 27/06/2023
A+ Aa A-

Me buzëqeshje dhe në një atmosferë emocioni , 62 nga 63 anëtarët e qeverisë së re u betuan përpara Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis,  ku të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat deklaruan se ndjejnë përgjegjësi që të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve që zgjodhën “Demokracia e Re” për të udhëhequr vendin në 4 vitet e ardhshme.

Nga 62 ministrat dhe zëvendësministrat e pranishëm – Irini Agapidaki mungonte pasi rezultoi pozitive me koronavirus, 61 bënë një betim fetar dhe vetëm zëvendësministri i Punës, Panos Tsakloglou, bëri një betim politik.

“Na lejoni t’ju urojmë një rrugë të mbarë me forcë dhe kurajo”, tha Kryepeshkopi Hieronymos sapo mbaroi ceremonia.

Pas ceremonisë së betimit të të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave, nisi procesi i nënshkrimit të protokollit me nënshkrimin e parë të Presidentit të Republikës , Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopit Hieronymos. 

Menjëherë më pas, Ministri i Financave, Kostis Hatzidakis , ishte ministri i parë që firmosi , i ndjekur nga ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis, ministri i Mbrojtjes, të Brendshëm, Arsimit dhe Shëndetësisë dhe ministrat e zëvendësministrat e tjerë.

Duke u larguar nga pallati presidencial, kryeministri Kyriakos Mitsotakis u tha “një fillim të mbarë” ministrave, duke iu referuar për më shumë mbledhjes së parë të kabinetit të qeverisë së re që do të zhvillohet nesër, të mërkurën, në orën 11:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco