Festa kthehet në tragjedi, 20-vjeçari britanik gjendet i vdekur në ishullin grek

Festa kthehet në tragjedi, 20-vjeçari britanik gjendet i vdekur në ishullin grek

10:36, 26/06/2023
A+ Aa A-

Një festë e mbajtur në një lokal në zonën e Laganas të Zakynthos pati një fund tragjik pasi një 20-vjeçar britanik u gjet i vdekur rreth orës 22:00 të së dielës.

Sipas mediave greke, një punonjëse e lokalit e gjeti të të riun pa shenja jete.

Një ambulancë private ka mbërritur në lokal dhe e ka dërguar në spital 20-vjeçarin britanik, ku megjithatë është konstatuar i vdekur.

Trupi i turistit britanik është dërguar në Patra për autopsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco