Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi

20:37, 25/06/2023
A+ Aa A-

“Demokracia e Re” nuk ka nevojë për koalicion

9.8 milionë grekë u thirrën për herë të dytë brenda dy muajsh para kutisë së votimit për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Dhe ashtu si herën e parë, nuk pati surpriza. Rezultatet e para të publikuara pas numërimit të më shumë se 40% e qendrave të votimit, rezultetet i japin një fitore të thellë Demokracia e Re të ish- Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Me 40.4% të votave të marra ajo merr të paktën 160 mandate në parlamentin me 300 vende duke bërë që të qeverisë e vetme dhe pa nevojën e një koalicioni.

Në vend të dytë u rendit sërish e majta e Syrizës e ish-Kryeministrit Alexis Tsipras që për momentin numëron 17.7% të votave të përkthyera në vetëm 49 deputetë.

Më pas vjen PASOK dhe Partia Komuniste me respektivisht 35 dhe 20 deputetë. Demokracia e Re e Mitsotakis fitoi edhe në zgjedhjet e 21 Majit, por nuk mundi ta formonte e vetme qeverinë vetëm për pak deputetë.

Kjo bëri që Kryeministri Mitsotakis të mos pranonte mandatin dhe ta çonte edhe një herë vendin sërish në zgjedhje.

Ligji i ri i jep partisë fituese në raundin e dytë një bonus deputetësh dhe mundësinë që të qeverisë e vetme për 4 vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco