Tensionet Kosovë Serbi, Abazoviç: Turqia ndërmjetësuese e rëndësishme, Erdogan mund t’i ulë palët në tryezë

Tensionet Kosovë Serbi, Abazoviç: Turqia ndërmjetësuese e rëndësishme, Erdogan mund t’i ulë palët në tryezë

20:22, 25/06/2023
A+ Aa A-

Turqia është bërë një “vend kyç” në Ballkanin Perëndimor dhe roli i saj ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Presidenti Erdoğan është një lider që mund të bindë palët e tensionuara në Ballkan që të vijnë në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për problemet në rajon. Unë mendoj se roli ndërmjetësues i Turqisë në tensionet midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm”, tha Abazoviç për Anadolu në kuadër të Forumit Rinor të Bashkëpunimit Islam në Istanbul.

Si një “superfuqi”, Turqia mban marrëdhënie miqësore me gjithë botën, tha ai, duke shtuar se të gjithë hapat që do të ndërmarrë Turqia në diplomacinë globale janë të vlefshme si për vendet e rajonit, ashtu edhe për Ballkanin.

“Shpresoj se presidenti Erdoğan do të përfshihet më shumë në problemet në Ballkan. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco