Borrell: Serbia të lirojë tre policët kosovarë pa kushte – Kosova të bëjë zgjedhjet e reja në Veri

Borrell: Serbia të lirojë tre policët kosovarë pa kushte – Kosova të bëjë zgjedhjet e reja në Veri

20:33, 22/06/2023
A+ Aa A-

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Joep Borrell, pas takimeve të ndara që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një konferencë për media.

Borrell i ka kërkuar Vuçiçit lirimin e tre policëve kosovarë që po mbahen në Serbi, që nga 14 qershori.

“I kam theksuar presidentit Vuçiç që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Arrestimi ose keqtrajtimi arbitrar i padrejtë i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm”, ka thënë ai.

Më tej thekson se është arritur pajtim për nevojën për zgjedhje të reja.

“Sigurisht se presim nga Kosova që t’i pezullojë menjëherë këto operacione në afërsi me objektet komunale në veri dhe katër kryetarët, përkohësisht të tërhiqen nga objektet komunale ndërsa Serbia duhet të sigurojë që protestuesit do të tërhiqen nga objektet komunale, njëkohësisht me forcat policore dhe pastaj të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat, me kushtin, pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës”, u shpreh Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco